Aksident i rëndë në Durrës, dy të vdekur dhe tre të plagosur

shadow

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotme në Durrës ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Në aksidentin e ndodhur tek unaza e plazhit, fillimisht u njoftua për një të vdekur, por personi i dytë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Në makinë, pasagjerët ishin nga Shkozeti dhe end nuk dihet identiteti i tyre.

Makina kishte targat AA 4868 R. Ajo është përplasur me një mur mbrojtës.

Policia e Durrësit dhe ambulancat shkuan në vendin e ngjarjes dhe transportuan të plagosurit.

Sugjerime

Komentet