Tri mënyra të thjeshta për ta shndërruar darkën në afrodiziak

shadow

Jeni duke shpresuar se situata do të ‘nxehet’ pas darkës?

Fatmirësisht ekzistojnë disa ushqime të cilat mund t’ju ndihmojnë të nxisin shkëndija të dëshirës seksuale mes jush, sepse janë dëshmuar edhe nga shkenca që funksionojnë si afrodiziakë, transmeton Telegrafi.

Vendosni spinaq në sallatë
Ekspertët rekomandojnë të vendosni spinaq në sallatë, sepse spinaqi ka magnez. Magnezi ndihmon në relaksimin e artereve dhe promovon qarkullimin e gjakut në gjenitale.

Veç kësaj, një tjetër studim tregon se magnezi i rritë nivelet e testosteronit te meshkujt!

Hani arra
Përfitimet shëndetësore të arrave çdo ditë e më shumë po shtohen, apo jo?

Arrat janë burim i mahnitshëm i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme për trurin e zemrës, ndërkaq funksionimi i mirë i zemrës promovon seks të mahnitshëm.

Tjetra është se arrat janë antidepresues natyral dhe ju mbajnë në disponim të mirë për seks.

Çokollata për desert
Nëse jeni duke përgatitur darkë për dikë të veçantë, atëherë është ide e mirë që si desert të keni çokollatë.

Çokollata e ndihmon trurin të prodhojë serotoninë dhe rrjedhimisht do të ndiheni më mirë dhe më të lumtur.

Për t’i gëzuar edhe efektet e antioksidantëve, rekomandohet të hani çokollatë të zezë. /Telegrafi/

Sugjerime

Komentet