Leona Lewis po martohet, sjell pamje nga festa e beqarisë

shadow

Aktorja britaneze, Leona Lewis është duke i dhënë fund beqarisë pasi po martohet me të dashurin e saj, Dennis Jauch.

Javën e kaluar, këngëtarja e hitit “Bleeding Love”, 34 vjeçe, festoi natën e beqarisë në një ndejë me miqtë dhe të afërmit në Waimea, Hawaii. Nusja dhe miqtë e saj po qëndronin në rezidencat Mauna Kea në hotelin luksoz të ‘Mauna Kea Beach’.

Gushtin e kaluar, People konfirmoi se ylli britanik ishte fejuar me të dashurin e saj, koreografin Dennis Jauch.


Aktorja dhe Jauch u takuan në vitin 2010 ndërsa për People ata kishin dhënë një intervistë ekskluzive teksa flisnin për raportin e tyre.

“Është e mahnitshme që ne u mblodhëm prej anëve të ndryshme të botës nga dy pasione të ndryshme, kurse u takuam në turne tetë vite më parë”, ka thënë biondina.

  1. “Unë kisha absolutisht festën më të mirë javën e kaluar me shoqet në Hawaii, nuk mund të pyesja për më shumë dashuri, lumturi dhe intelegjencë dhe një grup të vajzave si këto”, ka shkruar bukuroshja na njërën prej imazheve. /Telegrafi/

Sugjerime

Komentet