Kryeministri deklaron pasurinë në Agjencinë Antikorrupsion

shadow

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar pasurinë e përgjithshme që ai posedon.

Haradinaj ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi (e lëshuar me qera), në sipërfaqe prej 950 metra katrorë në vlerë 300 mijë euro të cilën e ka ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët, një shtëpi familjare me sipërfaqe 800 metra katrorë në vlerë prej 270 mijë euro e ndërtuar me mjete të përfituara nga shitja e pronave të mëhershme, tokë kodrinore në sipërfaqe prej 200 hektarë në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall në vlerë 27 mijë e 300 euro, një shtëpi banimi me sipërfaqe 500 metra katrorë në vlerë prej 202 mijë euro si dhe një apartament prej 213 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë euro.

Haradinaj po ashtu në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro, TVSH nga qeraja e shtëpisë për 11 muaj gjatë një viti 14.531 euro dhe detyrim financiar për banesë në vlerë 20 mijë euro.

Kurse, të hyrat e Haradinajt për 11 muajt e vitit 2018 nga qeraja ka marrë 73.467 euro, paga mujore si kryeministër 32.710 euro, ndërsa, si person invalidor merr 2.700 euro.

Ndërsa, bashkëshortja e tij nga RTK merr 660 euro në muaj, 1000 euro nga ELSING dhe 1000 nga një agjenci e marketingut. /Telegrafi/

Sugjerime

Komentet