Dëshironi t’i pëlqeni çdo personi që e takoni? Shmangni këto sjellje toksike

shadow

Brengosja për një situatë apo problem të caktuar mund të shkaktojë stres apo shqetësim.

Shqetësimi konsiderohet si një reaksion normal i stresit, por mund të shkaktojë edhe paaftësi apo ankth të madh, transmeton Telegrafi.

Në periudhat kur ky shqetësim keqësohet, ai mund ta bëjë një person të sillet në mënyrë më ndryshe sesa “njerëzit normalë”.

Hulumtuesit janë duke analizuar se shqetësimi dhe depresioni mund të shkaktojnë sëmundje të cilat nxisin sjellje toksike mes njerëzve.

Sëmundjet mendore janë shumë të zakonshme anë e mbanë botës dhe thuajse gjithmonë ka një anëtar të familjes që vuan nga një sëmundje mendore në një mënyrë apo tjetër.

Më poshtë janë disa sjellje toksike që shkaktohen si pasojë e problemeve mendore:

Izolimi

Kur njerëzit vuajnë nga shqetësimi apo ankthi, ata fillojnë ta izolojnë veten nga tjerët. Për shkak të frikës nga përvojat e kaluara të refuzimit, ata frikësohen të ballafaqohen me njerëz të caktuar. Izolimi është sjellje toksike e cila asnjëherë nuk e lejon një person ta arrijë potencialin e plotë dhe ju bën të ndiheni parehatshëm kur mblidheni në shoqëri.

Sjellja manipuluese

Një sjellje tjetër toksike që krijohet si pasojë e shqetësimit kronik është sjellja agresive dhe manipuluese. Kjo shkaktohet kur ndiheni të injoruar nga tjerët. Ju ndiheni se nevojat tuaja emocionale nuk janë duke u përmbushur dhe ndikon që të bëni ngjyra të ndryshme për të marrë vëmendje.

Mendimi i tepërt

Kjo ju bën të mendoni edhe për gjërat më të vogla dhe ta “harxhoni” energjinë e trurit që kërkohet për t’u sjellë normalisht.

Ndiheni viktimë

Një tjetër sjellje toksike që shfaqet si pasojë e shqetësimit të tepërt është sjellja e viktimës. Kjo ndodh për shkak të përvojave të tmerrshme të së kaluarës që ju kanë bërë të ngecni në mentalitetin e viktimës. Kjo e bën një person të ndihet viktimë për të marrë vëmendje.

Urrejtja e vetvetes

Kur një person vuan nga ankthi, ai/ajo vazhdimisht e kritikon veten shumë ashpër për të marrë vëmendje. Kjo pastaj kalon edhe në mentalitetin e viktimës. /Telegrafi/

Sugjerime

Komentet