Irina Shayk lë të dashurin dhe largohet nga rezidenca 3.6 milionë dollarëshe

shadow

Janë kthyer në një nga emrat më të komentuar në media për shkak se thuhej se çifti janë në prag të ndarjes. Dhe Irina Shayk është larguar nga rezidenca e Los Anxhelos në të cilën po jetonte me të dashurin e saj Bradley Cooper.

Supermodelja ruse, 33 vjeçe, duket se është ndarë nga Cooper pasi është larguar nga shtëpia 3.6 milionë dollarëshe.

Një burim i afërt me çiftin tha “Gjërat janë duke u ftohur midis Bradley dhe Irina. Ata nuk kanë qenë të mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të largohej. Nuk duket sikur ka mbetur shumë kohë për të dy bashkë”.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk (Foto: Neilson Barnard/Getty Images)


Spekulimet e mediave rreth ndarjes së çiftit të famshëm kishin nisur qysh nga promovimi i filmit “The Star is Born”.

Në këtë film, Bradley dhe këngëtarja Lady Gaga ishin të lidhur nga ana emocionale, por asnjëri prej tyre nuk pohoi se janë në lidhje.

Ndryshe, dyshja vshtë duke punuar në projekte të ndryshme të modës si dhe projektet filmike. /Telegrafi/

Sugjerime

Komentet