Ekipet angleze që Messi iu ka shënuar më së shumti gola

shadow

Sonte (e mërkure) Barcelona në krye me Lionel Messin luajnë ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ylli argjentinas pritet të shkëlqejë edhe në këtë ndeshje dhe Barça shikohet favorite në Old Trafford.

Arsenali është skuadra që Messi i ka shënuar më së shumti gola, në gjashtë ndeshje iu ka shënuar nëntë gola.

Pastaj vjen Manchester City ku në gjashtë ndeshje kanë pranuar gjashtë gola, Chelsea me tre gola në dhjetë ndeshje dhe Manchester Unitedi me dy gola në katër ndeshje.

Tottenhamit i ka shënuar dy gola në dy ndeshje, ndërsa Liverpooli është skuadra e vetme që Leo nuk i ka shënuar gol, edhe pse ndaj Reds ka regjistruar dy paraqitje.

Në total Messi ndaj skuadrave angleze ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/


Sugjerime

Komentet