Daniel Godelli dështon në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

shadow

Ka përfunduar në mënyrë aspak të mirë garimi i Daniel Godellit në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Shtangisti shqiptar, i cili garonte në baterinë A të peshës deri në 83 kg, rrezikoi shumë, duke kërkuar të ngrejë 160 kg që në provën e parë, në stilin e shkëputjes, në të cilën dështoi – transmeton Top Channel.

Më pas Godelli shtoi edhe një kilogram në peshën e synuar dhe dështoi sërish në dy provat e tjera, duke mos arritur të kualifikohet për në dygarësh dhe zonën e medaljeve.

Më herët, në baterinë B të kësaj peshe, garoi peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili zuri vendin e parë në shkëputje dhe të dytin në dygarësh.

Sugjerime

Komentet