Karriera dhe statistikat e Emiliano Sala

shadow

Në javën e kaluar Cardiff City e kompletoi transferimin e sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala, për një shumë rekorde prej 15 milionë funtesh (17.1 milionë euro).

Në ndërkohë është duke u rritur frika për jetën e 28-vjeçarit pas zhdukjes së një aeroplani që udhëtonte nga Nantes për në Cardiff të hënën mbrëma.

Çfarë dihet për aeroplanin e zhdukur





Është konfirmuar se një aeroplan i vogël që bartte dy pasagjerë është zhdukur të hënën mbrëma, teksa udhëtonte nga Franca në Angli.

Ekipet shpëtimtare kanë nisur kërkimet në ujërat në veri të Alderney, mirëpo erërat e forta dhe kushtet e këqija të motit, i kanë detyruar që t’i shtyjnë kërkimet. Në orën 8:00 të mëngjesit të të martës, kërkimet filluan sërish.

Mediat franceze kanë raportuar se Sala ka qenë në aeroplan dhe është dërguar në aeroport nga ish-bashkëlojtari i tij te Nantes, Nicolas Pallois.

Gjatë një prononcimi për TalkSport, kryetari i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman, ka konfirmuar se po shtohet frika për sigurinë e lojtarit të zhdukur.

“Jemi në pritje të konfirmimeve para se të themi diçka më shumë. Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Emiliano Sala”.


Cili është stili i Emiliano Sala

Golat janë arsyeja kryesore pse Cardiffi shpenzoi shumë rekorde parash që ta transferonte lojtarin. Sala ka qenë në formë fantastike te Nantes këtë edicion, ndërsa ishte pranë kalimit te Galatasaray gjatë verës.

Nën drejtimin e ish-trajnerit Miguel Cardoso, sulmuesi nuk gjente hapësira të mjaftueshme, se  pse strategu portugez bënte lojë me shumë taktike. Mirëpo, prej se argjentinasi u ngrit në formë, trajneri u detyrua që ta rishqyrtonte pozitën e tij.

Para se të arrinte marrëveshje për të shkuar në Angli, Sala konkurronte në listën e golashënuesve me yje, si Edinson Cavani e Neymar. Vetëm Kylian Mbappe dhe Nicolas Pepe ishin para tij në listën e shënuesve.

Ai nuk e ka të njëjtin nivel me sulmuesit e përmendur, mirëpo ka aftësi golashënuese dhe suksesi i tij ka ardhur falë përkushtimit të madh për të pasur sukses.

“Kam stilin tim, është natyra ime, nuk do të ndryshoj – jam argjentinas! Unë jam i lumtur kur luaj në fushë, jap gjithçka nga vetja dhe ndoshta kur arrij të shënoj dhe kur e shoh një mik apo një anëtar të familjes të lumtur në tribuna”, ka thënë më herët lojtari.

Loja e tij më e mirë është shfaqur në zonën e rrezikut, ku ai formon pararojën e fazës sulmuese dhe vlerësohet për punën e tij në ajër. Ai arrin të krijojë raste të rrezikshme dhe i shfrytëzon shumë prej tyre.

Në sezonet e kaluara është konsideruar si një sulmues modest, mirëpo këtë edicion vetëm deri më tani me Nantes kishte shënuar 12 gola, aq sa ka arritur të shënojë gjatë dy sezoneve të kaluara. Për suksesin e tij e ka konsideruar meritor trajnerin e ri, Vahid Halilhodzic.

Statistikat për Emiliano Sala

E gjithë karriera profesioniste e Salas deri më tani është zhvilluar në Francë. Në vitin 2010, nga Argjentina, ai kaloi në Akademinë e Bordeaux.

Dy vite më pas (në sezonin 2012/2013) u huazua te skuadra e ligës së tretë, Orleans, ku edhe filloi karrierën profesioniste. Në 37 ndeshje të zhvilluara me këtë ekip, i shënoi 18 gola.

Një vit më pas u ngrit për një ligë duke u huazuar te Niort (2013/2014). Megjithatë, ngritja e tij në nivelet më të larta ishte e ngadalshme, porse deri më tani i është afruar shifrës së 50 golave në Ligue 1.

Në korrik të vitit 2015, Nantes shpenzoi dy milionë euro për blerjen e tij dhe futbollisti nënshkroi kontratë pesëvjeçare. Skuadra pati durim duke e pritur ngritjen e tij në formën më të mirë. Në 117 paraqitje me këtë klub, Sala i shënoi 42 gola.

Më 19 janar 2019, 28-vjeçari nënshkroi kontratë prej tre vjet e gjysmë me klubin anglez, Cardiff City, që besohet se ka shpenzuar 15 milionë funte (17.1 milionë euro). /Telegrafi/

Cardiff CityEmiliano SalaLigue 1Nantes


Sugjerime

Komentet