Zyrtare: Ferizaj vjen me tri përforcime

shadow

Skuadra e Ferizajit ka transferuar tre volejbolliste maqedonase, të cilat vijnë nga liga elitare e Maqedonisë.

“KVF Ferizaj bëri edhe prezantimin e transfereve të lojtareve që do të mbrojnë ngjyrat e klubit tonë për këtë sezon, ku synimi i klubit është Superliga. Lojtaret vijnë nga ekipi kampion Rabotniçki nga Shkupi, si Sandra Georgievska, Eleonora Jermilova dhe Emi Popjadonovska”, thuhet në faqen e klubit./Telegrafi

Sugjerime

Komentet