Qyteti ku pagat janë 1200 euro – nuk ka polici e as papunësi (Foto)

shadow

Spanja është një nga shtetet, që është kapluar më së shumti nga kriza ekonomike në Evropë.

Mirëpo, në shtetin spanjoll ekziston një qytet ku pagat janë 1 200 euro, ku s’ka polici dhe as papunësi.

 Bëhet fjalë për qytetin e Marinaledas, i cili ndodhet shumë pranë Seviljes.

Popullsia e qytetit është 2 750 persona dhe 2 650 prej tyre punojnë në kooperativë, e secili merr një pagë prej 1 200 eurosh në muaj.

Banorët i ndërtojnë vetë shtëpitë, ndërsa materialin ndërtimor ua jep bashkia. Po ashtu, në qytet rrallë ka krime.

Bashkia e qytetit iu jep banorëve edhe ndihmë për ndërtimin e shtëpive, me qëllim që ata të mos shiten.

Shumë banorë dëshirojnë të ikin në këtë qytet, pasi jeta aty zhvillohet në mënyrë thuajse të përsosur.

Gjithashtu, Marinaleda vizitohet nga shumë turistë të huaj.

Lidhur me këtë qytet, kanë folur shumë persona. Ata thonë se në Marinaleda e gjen edhe pasurinë e ndarë thuajse të barabartë mes njerëzve, edhe harmoninë, edhe dashurinë njerëzore. /Shekulli/

Casares-Andalusia

Casares-Andalusia


q2

q3

q4

q5

q6

q7

q8

q9

q11

Sugjerime

Komentet